Prezantohet Strategjia 2025–2027 për edukimin e publikut kundër Pastrimit të Parave, pjesë e tryezës së diskutimit dhe kryetari i DHTIT-së, z.Jaka

Prezantohet Strategjia 2025–2027 për edukimin e publikut kundër Pastrimit të Parave, pjesë e tryezës së diskutimit dhe kryetari i DHTIT-së, z.Jaka

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë në bashkëpunim me Agjencisë e Inteligjencës Financiare (AIF) dhe me Lëvizjen Evropiane në Shqipëri (EMA) zhvilluan një tryezë diskutimi mbi “Strategjinë e edukimit të publikut mbi rrezikun që mbart në shoqërinë tonë pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit 2025–2027”.

Të pranishëm në këtë takim ishin kryetari i DHTIT-së, z.Nikolin Jaka; Drejtori i Përgjithshëm i AIF, Z. Ervin Koçi; Gledis Gjipali, Drejtor ekzekutiv i EMA; Drejtori i Përputhshmërisë pranë  AIF, Z. Agim Muslia; Eksperti sllovak në fushën e parandalimit të pastrimit të parave Z. Andrej Leontiev.

Në fjalën e tij, z. Jaka, theksoi rëndësinë e përmirësimit të standardeve të biznesit shqiptar si një element kyç në parandalimin e pastrimit të parave dhe në kontributin ndaj luftës kundër këtij fenomeni. Ai u shpreh se ka ardhur momenti që sipërmarrja shqiptare të ndërgjegjësohet, të jetë më aktive dhe të investojë seriozisht si në zhvillimin e burimeve njerëzore, ashtu edhe në teknologji, për të ndërtuar një klimë biznesi të ndershme, transparente dhe të qëndrueshme.

Foto nga takimi për "Strategjinë e edukimit të publikut mbi rrezikun që mbart në shoqërinë tonë pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit 2025–2027"
Foto nga takimi për “Strategjinë e edukimit të publikut mbi rrezikun që mbart në shoqërinë tonë pastrimi i parave dhe financimi i terrorizmit 2025–2027”

Nga ana tjetër, Drejtori i Përgjithshëm i AIF, z. Ervin Koçi, theksoi se lufta kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit nuk mund të përballohet në mënyrë të njëanshme. Ai nënvizoi domosdoshmërinë e një bashkëpunimi të ngushtë me sektorin privat, institucionet akademike dhe aktorët e shoqërisë civile, si elementë thelbësorë në këtë përpjekje të përbashkët.

Takimi u mbyll me dakordësinë e palëve për të forcuar bashkëpunimin institucional dhe për të promovuar një kulturë të qëndrueshme transparence, integriteti dhe ndërgjegjësimi shoqëror në luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.