Prezantohet në Shqipëri përfaqësuesi i biznesit të Bjellorusisë. Jaka: Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është hap i rëndësishëm për sipërmarrjen

Prezantohet në Shqipëri përfaqësuesi i biznesit të Bjellorusisë. Jaka: Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është hap i rëndësishëm për sipërmarrjen

Prezantohet në Shqipëri përfaqësuesi i biznesit të Bjellorusisë. Jaka: Bashkëpunimi ekonomik mes dy vendeve është hap i rëndësishëm për sipërmarrjen

Më datë 01.04.2021, u organizua konferenca elektronike ndërmjet Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Bjellorusisë.

Konferenca u zhvillua në prezencën e kryetarëve të Dhomave të Tregtisë, Z. Nikolin JAKA dhe Z. Vladimir ULAKHOVICH, ku morën pjesë përfaqësuesi i Dhomës së Tregtisë së Bjellorusisë në Shqipëri, Z. Aleksander GJURBAVIJA, dhe koordinatorja e Dhomës, për marrëdhëniet tregtare me Bjellorusinë, Znj. Yunna GAYDUCHYK.

Gjatë konferencës, u bë prezantimi i përfaqësuesit për Bjellorusinë në Shqipëri, Z. Aleksander Gjurbavija dhe u nënvizua rëndësia e përfaqësimit ekonomik zyrtar të Bjellorusisë në Shqipëri, si hap i parë në zhvillimin e marrëdhënieve bilaterale.

Palët shprehën interesin dhe gatishmërinë e përbashkët për të promovuar interesat ekonomikë midis dy shteteve, si dhe diskutuan potencialin e marrëdhënieve tregtare reciproke. Gjithnjë e më shumë, Shqipëria po shihet nga Bjellorusia si një destinacion interesant turistik, dhe intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike nëpërmjet përfaqësimit tregtar zyrtar të Bjellorusisë në Shqipëri, do të mundësojë krijimin e një platforme të drejtpërdrejtë të dialogut ekonomik dhe tregtar për sipërmarrësit e të dyja vendeve.

Një nga hapat e parë të bashkëpunimit midis palëve do të jetë organizimi i një seminari tregtar dhe ekonomik të biznesit dhe do të bëhen njoftime pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme për fillimin e përfaqësisë ekonomike zyrtare midis dy shteteve.

 

Të dhënat për kontakte:

Përfaqësuesi i Dhomës se Tregtisë së Bjellorusisë në Shqipëri:

Aleksander Gjurbavija

Cel: +355 69 70 71 311

Cel: +355 69 98 944 63 (whatsapp)

Mail: agjurbavija@gmail.com

 

Adresa: “Selita e Vjetër”, Rr. Pinari., pll.i Gulf Productions, kt.1, Tiranë – 1060, Shqipëri

 

Koordinatore për Marrëdhëniet tregtare me Bjellorusinë:

Yunna Gayduchyk

Cel: +355 68 2000 457

yunna@unisonagency.al

 

Linqe të tjera:

https://www.cci.by/ru/content/belcci_representetives

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.