Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi! Delegacioni i biznesit nga Tirana, me në krye z.Jaka pritet në takim nga Dhoma e Kosturit

Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi! Delegacioni i biznesit nga Tirana, me në krye z.Jaka pritet në takim nga Dhoma e Kosturit

Një delegacion biznesi nga Tirana, me në krye kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z.Nikolin Jaka u prit në një vizitë zyrtare nga Dhoma e Kosturit, Greqi.

Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, me fokus të veçantë krijimin e urave të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët si turizmi, promovimi i produkteve dhe shërbimeve lokale, pjesëmarrja në projekte të përbashkëta në kuadër të programeve evropiane, si dhe organizimi i takimeve B2B për të lehtësuar shkëmbimin e përvojave dhe forcimin e partneriteteve ndërmjet bizneseve.

Kryetari i DHTIT-së, z. Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Kosturit, z. Karataglidis Charalampos dhe drejtoresha e marrëdhënieve me jashtë, znj. Aris Tasho
Kryetari i DHTIT-së, z. Nikolin Jaka, kryetari i Dhomës së Kosturit, z. Karataglidis Charalampos dhe drejtoresha e marrëdhënieve me jashtë, znj. Aris Tasho

Një moment kyç i këtij takimi ishte nënshkrimi i një Memorandumi Bashkëpunimi midis dy Dhomave.

Dy kryetarët, z. Nikolin Jaka dhe z. Karataglidis Charalampos theksuan njëzëri se ky memorandum synon krijimin e një partneriteti strategjik për të nxitur zhvillimin ekonomik të ndërsjellë, përmirësimin e komunikimit ndërmjet komuniteteve të biznesit të dy vendeve, si dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkufitar.

Kryetari i Dhomës së Kosturit,  z. Karataglidis Charalampos dhe kryetari i DHTIT-së, z. Nikolin Jaka
Kryetari i Dhomës së Kosturit, z. Karataglidis Charalampos dhe kryetari i DHTIT-së, z. Nikolin Jaka

Në vijim të këtij bashkëpunimi, palët ranë dakord që gjatë vjeshtës të organizohet një forum biznesi në Tiranë, me qëllim fuqizimin e lidhjeve ekonomike dhe krijimin e mundësive konkrete për partneritete ndërmjet bizneseve të të dy vendeve.

Nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit në Dhomën e Kosturit

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.