Merrni financimin për idetë tuaja inovative! Thirrje për “Propozime Grant2025”, mbështetje për sipërmarrjen në Shqipëri
A keni një ide inovative biznesi që fokusohet në fuqizimin e rinjve, grave sipërmarrëse dhe grupeve të përfaqësuara pak; në sektorin e ekonomisë së gjelbër, atë digjital, ose në fushën e shkencës dhe kërkimit? Nëse po, por nuk dispononi financimin e nevojshëm për ta vënë në zbatim, atëherë ky njoftim është për ju.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Universitetin Metropolitan të Tiranës, njoftojnë se “Ministria e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit & Agjencia e Startup Albania kanë hapur thirrjen për Propozime Grant2025”. Ky është një program që synon të promovojë inovacionin, qëndrueshmërinë si edhe sipërmarrjen në Shqipëri, në 3 faza të zhvillimi.
Për rrjedhojë, në datën 20 dhjetor ora 10:30 pranë ambienteve të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë do të mbahet një takim informues. Në këtë takim, çdo individë apo biznes që ka shfaqur interes do mund të marrë informacionin e nevojshëm, duke shfrytëzuar kështu ekspertizën dhe burimet e informacionit të DHTIT dhe Universitetit Metropolitan të Tiranës, pasi përgatitja e një projekt propozimi të mirë ju jep përparësi në fazat e mëtejshme.
Afati i fundit i aplikimit për grantin është deri 30 Dhjetor 2024, ora 23:00, prandaj, shkruani në e mailin zyrtar të znj.Aris Tasho, Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Departamentit të Projekteve, aris_tasho@cci.al, që të bëni aplikimin fitues.
Pse do duhet të bashkëpunoni me ne?
-Sipërmarrje dhe Inovacion,
-SME dhe Startup-e,
-Analizë të Dhënash,
-Edukimin dhe Mentorimin, dhe më shumë.
Kush mund të aplikojë?
-Nuk duhet të jenë më të vjetra se gjashtë vite dhe duhet të kenë një Pasaportë Startup të vlefshme të lëshuar brenda dy viteve të fundit.
-Mund të aplikojnë individë, nomadë digjitalë, ndërmarrje mikro, të vogla dhe të mesme (SME) të regjistruara në Shqipëri.
-Duhet të tregojë përmbushje të detyrimeve tatimore dhe një model biznesi me potencial të lartë tregtar.
Lehtësues:
-Subjekte të regjistruara në Shqipëri me të paktën 60% pronësi vendase.
-Duhet të kenë përvojë të dëshmuar në mbështetjen e startup-eve gjatë dy viteve të fundit, dokumentuar përmes kontratave ose raporteve.
Fazat e Financimit:
Faza 1 – Ndërtimi i Konceptit
E hapur për individë dhe startup-e të sapokrijuara.
Mbështet 100% të kostove të projektit deri në 1,500,000 Lekë.
Fokus: Shndërrimi i ideve inovative në koncepte të zbatueshme.
Faza 2 – Validimi
Për startup-e në fazën e rritjes (1–3 vite).
Mbështet 85% të kostove të projektit deri në 4,500,000 Lekë.
Fokus: Validimi i përshtatshmërisë në treg, ndërtimi i prototipave dhe komercializimi i hershëm.
Faza 3 – Zgjerimi dhe Ndërkombëtarizimi
Për startup-e që po rrisin operacionet (3–6 vite).
Mbështet 75% të kostove të projektit deri në 9,000,000 Lekë.
Fokus: Zgjerimi i tregut dhe rritja e qëndrueshme në nivel ndërkombëtar.
Kontakt
Znj.Aris Tasho
Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Departamentit të Projekteve
aris_tasho@cci.al