Me ftesë nga ambasada kineze, kryetari i DHTIT-së Nikolin Jaka pritet në takim nga ambasadorja Pang Chunxue

Me ftesë nga ambasada kineze, kryetari i DHTIT-së Nikolin Jaka pritet në takim nga ambasadorja Pang Chunxue

Me ftesë të ambasadës së Republikës popullore të Kinës, kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z.Nikolin Jaka u prit nga ambasadorja e jashtëzakonshme dhe fuqiplotë e R.P të Kinës, znj. Pang Chunxue. Në fokus së këtij takimi ishte krijimi i mundësive dhe urave të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes 2 vendeve. I pranishëm në takim, ishte dhe ambasadori i jashtëzakonshëm dhe fuqiplotë i Shqipërisë në Kinë, z.Riza Poda.

Në fjalën e tij, kryetari i DHTIT-së, z.Jaka vuri theksin se Kina është partneri i dytë tregtar më i rëndësishëm për Shqipërinë, ku evidentohen edhe investimet kineze në sektorët e energjisë, infrastrukturë dhe në shfrytëzimin e pasurive natyrore etj. Z.Jaka theksoi se kompanitë kineze vijojnë të shfaqin një interes të shtuar për të investuar në vendin tonë, duke sugjeruar si fusha me potencial investimi në energjinë e rinovueshme me panele fotovoltaike të prodhuara nga Kina, si edhe prezenca e shtuar e automjeteve elektrike nga Kina.

Gjithashtu, kryetari i DHTIT-së shprehu interes për mundësitë e hapjes së tregut në Kinë për eksport të produkteve ushqimore nga Shqipëria si mjalti, bulmetet, vaji i ullirit etj.

Një pikë tjetër shumë e rëndësishme e bisedës nga Z.Jaka ishte shprehja e interesit mbi nevojat për kapital human që Shqipëria po përjeton përgjatë viteve të fundit. Për rrjedhojë, në këtë takim u diskutua edhe mundësia e sigurimit të punonjësve nga Kina në industrinë prodhuese vendase.
Z.Jaka shprehu interes edhe për zhvillimin e një forumi biznesi në Kinë dhe krijimin e mundësisë për sipërmarrjen shqiptare për pjesëmarrje në panaire dhe ekspozita tregtare në Kinë.

Në përgjigje të interesit të kryetarit të Dhomës së Tregtisë, këshilltari ekonomik i ambasadës së Kinës u shpreh i gatshëm për ofrimin e urave të komunikimit për pjesëmarrje në panairin e madh “Guangzhou”, i cili mbahet në 2 periudha, 15 prill-5 maj si edhe në shtator të 2025.

Në fund të takimit, Z.Jaka u siguroi të pranishmëve gatishmërinë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë për t’iu ardhur në ndihmë me konsulencë ligjore ose asistencë çdo biznesi kinez që kërkon të investojë në vendin tonë.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.