Fundjava që lam pas ishte një fundjavë ndryshe për banorët kryeqytetas të cilët kishin mundësi të vizotonin nga afër panairin “TIRANA AGRO 100.”
Një nismë kjo e ndërmarrë nga Bashkia Tiranë nën mbështetjen e Dhomës së Trëgtisë dhe Industrisë Tiranë (DhTIT) dhe Forumit Ekonomik Mbarë-Shqiptarë.(FEMSH)
Në këtë panair fermerët shqiptarë dhe subjekte të shumta ekspozuan produktet e tyre “Made in Albania” me një larmishmëri gjeografike nga të katërta anët ë Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
Të pranishmit në këtë panair patën mundësinë të shijonin produktet Bio, gatimet e çastit të përgatitura nga mjeshtrat më në zë të kulinarisë në vend, të shijonin pijet më të mira në treg nën shoqërinë e muzikës dhe aktiviteteve të shumta të organizuara me dashuri e përkujdes nga stafi organizator me kujdesin e veçantë të znj. Ornela Gaçe, Drejtore e eventeve DhTIT.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë shpreh mirënjohje për të gjitha kompanitë pjesëmarrëse në këtë panair dhe qytëtarët e shumtë që na vizituan.









