Kryetari JAKA takim me Ambasadorin e ri të Azerbajxhanit z. Huseynov në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Kryetari JAKA takim me Ambasadorin e ri të Azerbajxhanit z. Huseynov  në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Kryetari JAKA takim me Ambasadorin e ri të Azerbajxhanit z. Huseynov në kuadër të forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka u takua më datë 20 Tetor 2020 me Ambasadorin e ri të Azerbajxhanit rezident në Athinë, z. Anar Huseynov, në kuadër të marrjes së detyrës nga ana e tij dhe dorëzimit të letrave kredenciale.

Mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve tona, ishin pjesa kryesore ku u fokusua takimi. Z. Huseynov  duke shprehur falënderimin e tij për realizimin e takimit u shpreh se Shqipëria është një vend i cili ofron mundësi dhe hapësira të shumta bashkëpunimi

Ai nënvizoi faktin që në fqinjin tonë Malin e Zi kompanitë e Azer-it kanë bërë shumë investime në fushën e turizmit dhe thekson se: duke qënë se edhe Shqipëria ofron shumë resurse në të gjithë territorin e saj mbetet një vend me interes shumë të lartë.

Kryetari i DhTIT shprehu mbështetjen e tij dhe krijimin e urave lidhëse si edhe të një gjuhë të përbashkët në fuqizimin e marrëdhënieve bilaterale.

Kjo ishte vizita e parë në Shqipëri e ambasadorit i cili shprehu interesin dhe mbeshtetjen e tij në konsolidimin e metëjshëm të marrëdhenieve bilaterale duke nisur nga firmosja e një Marrëveshjeje Bashkëpunimi ndërmjet Dhomave homologe dhe organizimin e takimeve online për momentin duke qënë se situata e pandemisë e bën të pamundur organizimin e takimeve fizike.

Në mbyllje të këtij takimi kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë falenderoi për vizitën ambasadorin azerbajxhanas dhe e komplimenton për iniciativën e drejtpërdrejtë për të bërë diçka konkrete në nxitjen e bashkëpunimit të metejshëm dhe investimeve në vendin tonë duke theksuar se legjislacioni shqiptar për invesimet e huaja në vend është shumë favorizues.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.