Kryetari Jaka pret në takim Unionin e Afaristëve “Vizioni për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”

Kryetari Jaka pret në takim Unionin e Afaristëve “Vizioni për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”

Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Nikolin Jaka priti në një takim Unionin e Afaristëve “Vizioni për Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin”, i përbërë nga kryetari Xhelal Memeti dhe dy përfaqësues të tij.

Diskutimet u përqendruan te nevoja për mbështetje dhe nxitje e biznesit lokal në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc; rëndësia e një plani zhvillimor për përmirësimin e mundësive reale drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik lokal; shtimi i aktiviteteve ekonomike në bujqësi e blegtori; promovimi i produkteve në tregjet rajonale e ndërkombëtare dhe mundësitë për ta bërë më atraktiv agrobiznesin në këto tre komuna.

Me qëllim hapjen e perspektivave të reja zhvillimore, u ndanë pikat kyçe të mbështetjes përmes përfshirjes në projekte të përbashkëta, trajnimeve, ku DHTIT shprehu angazhimin për të dhënë ndihmën e saj, organizimit të një forumi ekonomik mbarëshqiptar, panaireve etj.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe zv.ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z.Besart Kadia, Kryetari i Këshillit të Agrobiznesit, z.Agim Rrapaj, Drejtorja e Diplomacisë Ekonomike, znj. Silvana Leskaj dhe z.Gjokë Uldedaj, anëtar i Asamblesë së DHTIT.

 

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.