Kryetari Jaka në takim me drejtuesit e Dhomës Polako-Ballkanike: Ne jemi të gatshëm të ri dimensionojmë marrëdhëniet ekonomike
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, zoti Nikolin Jaka i shoqëruar nga nënkryetari i saj z. Aleks Millo dhe Kryetari i Shoqatës së Turizmit z. Zak Topuzi, pritën ditën e martë, 5 tetor 2021 përfaqësues të Dhomës Polako-Ballkanike.
Gjatë kësaj vizite e cila u finalizua me nënshkrimin një marrëveshje mes palëve, një vend të veçantë morën prezantimet e ndërsjella në lidhje me fushat e investimeve dhe cilat mund të ishin fushat me interes të përbashkët për bashkëpunimet në të ardhmen. Pjesë e këtij delegacioni ishin z. Mateusz Zarajczyk në cilësinë e nënkryetarit të dhomës dhe bashkëpronar i firmës Polmot Holding dhe z. Wojciech Blachowicz pronar i kompanisë Ekopres.
Takimi u bë i mundur edhe falë mbështetjes dhe angazhimit të treguar nga përfaqësuesi zyrtar i DHTIT në Poloni z. Gert Dragoshi i cili ka qenë një ndër shtysat kryesore për realizimin e vizitës së delegacionit polak në Shqipëri.
Kryetari i DHTI Tiranë falenderoi dhe shprehu kënaqësinë e tij për finalizimin e këtij takimi i cili kishte pikënisje që nga viti 2019 por për shkak të ndodhive të pakëndshme përfshirë këtu tërmetin e më pas pandeminë u bë e pamundur të arrihej në realizim.
Zoti Zak Topuzi nën cilësinë e kryetarit të shoqatës së turizmit të Shqipërisë bëri një prezantim të detajuar të këtij sektori duke vënë në pah gjithçka ofron shteti Shqiptar që nga turizmi bregdetar si rrjedhojë e vijës së shkëlqyer bregdetare gjithashtu edhe atij malor, duke theksuar që Shqipëria është një nga vendet që ofron turizëm të mirë gjatë 365 ditëve të vitit.
Zoti Jaka gjatë fjalës së tij bëri një prezantim të DHTIT dhe të sektorëve strategjik ku mund të fokusohen investimet e huaja.
Gjithashtu shprehu gatishmërinë e tij dhe të institucionit për të gjetur partnerët e nevojshëm për bashkëpunime.
Ky takim u finalizua me shprehjen e mirënjohjes së ndërsjellë dhe konfirmimin e angazhimit që të dyja palët do ndërmarrin në vijimësinë e bashkëpunimit mes dy palëve gjithashtu edhe realizimin e një forumi biznesi ndërmjet dy vendeve.