Kryetari Jaka në Samitin e Prizrenit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional: Nuk na duhet retorika, misioni ynë është të kemi njerëz të kualifikuar që të punojnë kudo

Kryetari Jaka në Samitin e Prizrenit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional: Nuk na duhet retorika, misioni ynë është të kemi njerëz të kualifikuar që të punojnë kudo

Kryetari Jaka në Samitin e Prizrenit për Arsimin dhe Aftësimin Profesional: Nuk na duhet retorika, misioni ynë është të kemi njerëz të kualifikuar që të punojnë kudo

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka u bë pjesë e Samitit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional-VET Samit, që po mbahet në Prizren sot me 29 qershor 2021.

Si pjesë e panelit të diskutimit, kreu i Dhomës së Tiranës, u shpreh ndër të tjera se “burimet njerëzore duhet të jenë të kualifikuara dhe të punojnë në Kosovë, Shqipëri apo Maqedoni dhe nëse ne nuk e bëjmë këtë, atëherë nuk bëjmë gjë tjetër veçse retorikë dhe unë nuk do të doja kurrë që kjo konferencë e jashtëzakonshme të mos e realizojë këtë mision.

“Në misionin e çdo institucioni arsimor, sfida kryesore për edukimin e brezit të ri është jo vetëm formimi i tyre profesional dhe akademik, por përshtatja e tyre me nevojat e tregut  të punës”, u shpreh ai.

“Për ne sipërmarrësit, gjithnjë e më shumë po bëhet e qartë  se epërsia konkurruese e një firme, vjen nga aftësia sipërmarrëse, nga njohuritë menaxheriale dhe teknike. Sot në vendet e zhvilluara industritë e bazuara në njohuri  po zgjerohen me shpejtësi, ku teknologjitë e reja që prezantohen kushtëzohen  me rritjen e kërkesave për punonjës  me nivel kualifikimi të lartë”, vlerësoi Jaka.

Për kryetarin e DHTIT sektori privat dhe përfaqësuesit e tyre, si dhomat e tregtisë dhe industrisë, kane dhe duhet të luajnë një rol kyç në formimin profesional, për zhvillimin e standardeve të trajnimit, organizimin e kurseve të kualifikimit etj.

Në panelin ku merrte pjesë Kryetari i DHTIT ishin gjithashtu, Arbërie Nagavci nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit të Kosovës, Jan-Axel Voss – Zëvendës ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Matthew Cullinane – Zyrtar i Sektorit Private në USAID/ Zyra e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, Ambasada Amerikane/ USAID; Katrin Ochsenbein – Udhëheqëse e Zyrës së Ekonomisë dhe Punësimit, Ambasada e Zvicrës si dh Nebi Hoxha – Kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

Edicioni i këtij viti i VET Samitit organizohet nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe Fondacioni Besa, përkrahet nga USAID Kosovo Compete Activity, Projekti ESVET PRO – Mbështetja e Bashkimit Evropian për Rikualifikimet Profesionale dhe Profesionet në AAP, Enhancing Youth Employment- EYE Project, Projekti ALLED 2 dhe Kosovo Challenge Fund dhe do të vijojë dhe nesër më 30 qershor 2021.

 

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.