Kryetari i DHTIT, z.Jaka pret në takim kryetarin e Bujanocit: Të marrim hapa konkret që do t’i shërbejnë komunës

Kryetari i DHTIT, z.Jaka pret në takim kryetarin e Bujanocit: Të marrim hapa konkret që do t’i shërbejnë komunës

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z.Nikolin Jaka priti në një takim kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti.

Takimi u mbajt në një frymë bashkëpunimi dhe diskutimi vëllazëror mbi mënyrat konkrete për të mbështetur zhvillimin ekonomik të Bujanocit.

Gjatë bisedës u theksua nevoja për të qenë sa më konkretë në ndërmarrjen e iniciativave që do t’i shërbejnë komunitetit.

Një nga hapat e parë do të jetë organizimi i një takim pune të përbashkët me Ambasadën dhe Kryetarin e Dhomës së Tregtisë të Serbisë, me qëllim krijimin e hapësirave për zbatimin e projekteve konkrete në Bujanoc.

Takimi i kryetarit të DHTIT-së, z.Nikolin Jaka me kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Arbër Pajaziti

“Së shpejti, disa projekte do të marrin drejtimin e duhur dhe do të sjellin përfitime të prekshme për qytetarët tanë,” u shpreh z. Pajaziti, duke nënvizuar angazhimin për të kthyer këto ide në realitet.

Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në forcimin e lidhjeve ekonomike mes Tiranës dhe Bujanocit, duke krijuar mundësi të reja për zhvillim dhe bashkëpunim ndërkufitar.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.