Kryetari i DHTIT-së, Z.Jaka pret në takim ambasadorin e Çekisë: Fokusi, investime në sektorin e mbrojtjes

Kryetari i DHTIT-së, Z.Jaka pret në takim ambasadorin e Çekisë: Fokusi, investime në sektorin e mbrojtjes

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z. Nikolin Jaka, priti në një takim ambasadorin e Çekisë në Shqipëri, shkëlqesinë e tij z. Pavel Vacek, i cili shoqërohej nga shefi i seksionit ekonomik dhe tregtar, z. David Çernohorsky dhe z.Erion Shehi, asistent i parë për marrëdhënien ekonomike në ambasadën e Çekisë. Ky takim u zhvillua pas kërkesës së ambasadorit, i cili theksoi angazhimin e tij për të nxitur investimet Çeke në Shqipëri gjatë mandatit të tij diplomatik.

Z.Vacek u shpreh se një nga sektorët me interes të veçantë për investitorët Çekë është industria e mbrojtjes. Ambasadori bëri me dije se një nga kompanitë e mëdha nga Çekia ka shprehur interes për të investuar, në një kohë kur Shqipëria ka miratuar ligjin për industrinë ushtarake që synon rivitalizimin e ish-uzinave.

Po ashtu, ambasadori Z. Vacek njoftoi se më 6 mars, Ambasada e Çekisë do të organizojë një forum biznesi me pjesëmarrjen e rreth 15 bizneseve nga Çekia, të cilat kanë interes për sektorin e mbrojtjes dhe sigurisë kibernetike. Ai kërkoi mbështetjen e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë për të identifikuar dhe lidhur bizneset Çeke me partnerë lokalë.

Në përgjigje, z. Jaka shprehu gatishmërinë e plotë të DHTI-Tiranë për të mbështetur dhe lehtësuar investitorët e Çekisë në gjetjen e partnerëve vendas, krijimin e kontakteve të duhura dhe ofrimin e garancive për investime të sigurta dhe të qëndrueshme.

Gjatë bisedës, u vu theksi edhe te mundësitë e investimeve në sektorë të tjerë strategjikë, si industria e prodhimit dhe përpunimit të ushqimit dhe sektori minerar, të cilët paraqesin potencial të lartë për bashkëpunim ekonomik mes dy vendeve.

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë riafirmoi rolin e saj si një urë lidhëse mes sipërmarrjeve shqiptare dhe investitorëve të huaj, duke ofruar mbështetje konkrete për zhvillimin e investimeve të reja dhe forcimin e marrëdhënieve ekonomike mes Shqipërisë dhe Çekisë.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.