Kryetari i DHTIT-së, Nikolin Jaka pret në takim shefin e Misionit të Ambasadës së Kuvajtit

Kryetari i DHTIT-së, Nikolin Jaka pret në takim shefin e Misionit të Ambasadës së Kuvajtit

Shefi i Misionit të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, Z.Adnan Alghunaim realizoi vizitën e tij të parë në Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë të Tiranës (DHTIT), që pas marrjes së detyrës. Gjatë takimit me Kryetarin e Dhomës, Z. Nikolin Jaka, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet Shqipërisë dhe Kuvajtit.

Në fjalën e tij, kryetari Jaka theksoi se ndonëse vendet kanë një marrëdhënie diplomatike të shkëlqyer, bashkëpunimi ekonomik mbetet ende në nivele të ulëta. Për këtë arsye, z. Jaka theksoi rëndësinë e zhvillimit të një agjende të përbashkët për të nxitur më tej bashkëpunimin tregtar dhe investimet.

Z.Jaka sugjeroi ngritjen e një grupi pune me qëllim vendosjen e urave të komunikimit midis ambasadës dhe Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Kuvajtit, i cili sipas z. Alghunaim, është një institucion i rëndësishëm dhe shumë aktiv në Kuvajt.

Një mundësi tjetër që u diskutua ishte organizimi i një forumi biznesi. Kryetari Jaka theksoi se do të ishte më e dobishme që ky forum të realizohej në Tiranë, në mënyrë që sipërmarrësit dhe investitorët nga Kuvajti të mund të vlerësojnë më nga afër mundësitë e investimeve që ofron Shqipëria.

Për të mbështetur këtë nismë, DHTIT konfirmoi se do t’i dërgojë ambasadës së Kuvajtit një material përmbledhës për sektorët strategjik në Shqipëri si edhe për mundësitë e investimit nga investitorët e Kuvajtit.

DHTIT bëri me dije se është e hapur për çdo mundësi tjetër që mund të kontribuojë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimin e marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve.

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.