Kryetari i DHTIT në takim me Nidaa Sabbgah: Investimet në Shqipëri duhet të jenë me karakter global

Kryetari i DHTIT në takim me Nidaa Sabbgah: Investimet në Shqipëri duhet të jenë me karakter global

Kryetari i DHTIT në takim me Nidaa Sabbgah: Investimet në Shqipëri duhet të jenë me karakter global

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka priti me 30 qershor 2021 në ambientet e Dhomës znj. Nidaa Sabbgah, e cila është Ambasadore për Paqen Ndërkombëtare dhe Presidente e Klubit të Sipërmarrësve të Komonuelthit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.

Znj. Sabbgah e sheh Shqipërinë më një potencial të lartë  në lidhje me investime në infrastrukturë dhe në sektorin e turizmit që do të bënin të mundur edhe tejkalimin e suksesit gazin dhe naftën.

Ajo dëshmon se vendet saudite kane investuar shumë në Shqipëri, por ajo theksoi në takim faktin që do të ishte e nevojshme të investohej më shumë në shkolla dhe infrastrukturë. Ajo u shpreh e interesuar për të investuar në Shqipëri në sektorin e shërbimeve për të bërë të munduar kështu edhe krijimin e vendeve të reja të punës.

Nga ana e tij kryetari i DHTIT, zoti Jaka u shpreh se është i interesuar për marrëdhënie bilaterale dhe multilaterale me vende të ndryshme duke cilësuar se “Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm për investime por që mbetet një vend i cili i ka sektorët e përcaktuara siç janë energjia, bujqësia, agropërpunimi apo turizmi”.

Ai i sugjeroi znj. Sagbah investime me karakter global, siç mund të jenë investimet në bujqësi dhe në shërbime për të bërë në këtë mënyrë eksport me vendet Lindjes.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.