Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, viziton kompaninë Biote së bashku me ambasadorin e Katarit

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, viziton kompaninë Biote së bashku me ambasadorin e Katarit

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z. Nikolin Jaka, ka vijuar turin e tij të takimeve me bizneset anëtare të DHTIT-së. Ndalesa e radhës ishte në kompaninë Biote, një nga bizneset e njohura në kryeqytet.

Në këtë vizitë, z. Jaka ishte i shoqëruar nga ambasadori i Katarit në Shqipëri, z. Jabor Ali Hussein Al Dossari, i cili ka treguar një interes të veçantë për potencialet ekonomike të vendit tonë.

Gjatë vizitës, kompania Biote prezantoi aktivitetin e saj si edhe dhe projektet e planifikuara për të ardhmen.

Ky takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit mes bizneseve shqiptare dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke theksuar mundësitë për rritje të investimeve dhe shkëmbimeve tregtare.

Kjo vizitë u vlerësua nga të pranishmit si një hap pozitiv për nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe fuqizimin e lidhjeve mes sektorëve të biznesit shqiptar dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.