Kreu i DHTIT në Konferencën Kombëtare: Sporti dhe impakti i tij në zhvillimin e ekonomisë

Kreu i DHTIT në Konferencën Kombëtare: Sporti dhe impakti i tij në zhvillimin e ekonomisë

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Nikolin Jaka ishte i ftuar në Konferencën Kombëtare të Sportit, në cilësinë e anëtarit të Këshillit të Lartë të Sportit.
Në fjalën e tij, z.Jaka shprehu vlerësimet e Dhomës së Tregtisë ndaj qeverisë shqiptare, për frymën dhe qasjen e krijuar me akte ligjore dhe nënligjore në mbështetje të edukimit fizik dhe sportiv.
“Një vlerësim i veçantë shkon për ministren znj.Kushi dhe stafin e saj, pasi është kjo Ministri që me parimin e gjithëpërfshirjes ka mundësuar një klimë bashkëpunimi për të gjithë aktorët dhe faktorët e këtij sektori jetik. Këshilli i Lartë i Sportit është një strukturë e krijuar enkas nga Ministria e Arsimit dhe Sporteve, për t’i ardhur në ndihmë politikbërjes në hartimin e strategjive të duhura për sektorin e edukimit fizik dhe sportiv.”

Duke folur për impaktin e sportit në zhvillimin e ekonomisë, z.Jaka vuri theksin te nevoja që vendi ynë ka për të rritur përqindjen e pjesëmarrjes së qytetarëve shqiptarë në edukimin sportiv, si një degë e rëndësishme e ekonomisë.
“Shqipëria ka nevojë të rritë përqindjen e pjesëmarrjes së qytetarëve shqiptarë në edukimin fizik dhe sportiv. 1 lek i investuar te sporti është e barabartë me 3 lek te investuara në shëndetësi. Sa më sportive të jetë një shoqëri, aq më i shëndetshëm është ajo, aq më shumë performon në dije, kulturë, efikasitet dhe produktivitet.”

Ashtu si sektorët e tjerë të ekonomisë, investimet në kulturën fizike dhe sportet kanë një efekt shumëfishues, pasi përfshin burime të konsiderueshme financiare dhe një numër të madh të fuqisë punëtore. Në fjalën e tij, kreu i DHTIT përmendi edhe ligjin për sponsorizimet, të cilin e konsideroi jo aq të mjaftueshëm në objektivin për zhvillimin dhe operimin e të gjitha llojeve të sportit në një sistem të strukturuar.
“Duhet të kemi një fushatë të mirëfilltë sensibilizimi që të edukojmë në radhë të parë administratën publike, e më pas qytetarin, që sipërmarrësi duhet të stimulohet, jo të paragjykohet; duhet të mbështetet, jo të penalizohet. Ne kemi një ligj për sponsorizimin, që mendojmë se është i mirë, por akoma nuk konkurrojmë vendet e rajonit. Duhet të zgjojmë pasionin dhe sportdashësin te sipërmarrja. Nuk duhet të ndalojmë te sponsorizimi. Sportin duhet ta kthejmë në ekonomi. Marrim rastin e stadiumit “Air Albania”, i cili u paragjykua dhe u akuzua.

Çfarë ndodh sot? Sot ndodh që në qendër të Tiranës kemi një stadium që është emblema e kombit shqiptar, e që ka një aktivitet shumëdimensional. Nuk është ndërtim i një stadiumi tradicional, por ofron shërbime biznesi që i shërbejnë ekonomisë. Kapërcen numrin e 500-1000 të punësuarve, e që asnjë nuk e imagjinonte dot gjenerimin nga ky investim. Duhen bërë sa më shumë struktura sportive që t’i vijnë në ndihmë edukimit fizik, strukturave ekonomike dhe shërbimit ekonomik. Sipërmarrja e ka kthyer kokën nga sporti sepse është e vetmja mënyrë për t’u ndier jo vetëm i shëndetshëm, por edhe i kuruar në mënyrën e duhur. Arti, kultura dhe sporti e veshin një popull me petkun e qytetarisë.”

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.