RAPPORT: Nga bashkëpunimi online drejt takimit në Tiranë
Pas çdo aktiviteti të një projekti qëndron një punë e përbashkët: ide që diskutohen, përvoja që shkëmbehen dhe përgatitje që marrin formë hap pas hapi.
Kjo frymë bashkëpunimi ishte në qendër të takimit online të partnerëve të projektit RAPPORT, zhvilluar më 12 tetor, në vijim të përgatitjeve për takimin e ardhshëm më 4–5 nëntor në Tiranë.
Pas më shumë se 22 muajsh zbatim, si çdo muaj partnerët u takuan për të parë ecurinë e punës dhe për të diskutuar kontributin që secili duhet të përgatisë në këtë fazë. Vëmendja u përqendrua te hapat e radhës dhe te mënyra se si puna e secilit partner lidhet me përpjekjen e përbashkët për të përmirësuar arsimin dhe formimin profesional.
Për Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, takimi i nëntorit është një mundësi për ta sjellë këtë bashkëpunim më pranë kontekstit shqiptar dhe për të vijuar dialogun mbi aftësitë që u duhen të rinjve dhe tregut të punës.
Përgatitjet vazhdojnë, me Tiranën si ndalesën e radhës të një rrugëtimi ku përvojat e ndryshme bashkohen për një qëllim të përbashkët: më shumë mundësi për të mësuar, për t’u aftësuar dhe për të ndërtuar të ardhmen në aftësitë r gjelbërta, digjitale dhe ato sipërmarrëse.