Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Indi vizitë në DHTIT

Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Indi vizitë në DHTIT

Mirëpritëm në DHTIT Konsullin e Nderit të Shqipërisë në Indi, z.Dikshu Kukreja.

Së bashku me përfaqësues të biznesit, diskutuam mbi potencialin tregtar dhe investues midis dy vendeve dhe krijimin e mundësive të reja për kompanitë shqiptare.

Nënkryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Loritan Prespa prezantoi mundësitë ekonomike për biznes dhe investime në Shqipëri, veçanërisht në fushat e IT, turizmit dhe energjisë, teksa theksoi rolin e DHTIT në mbështetjen që ofron për investitorët.

Bizneset pjesëmarrëse shkëmbyen ide dhe propozime në shërbim të nxitjes së turizmit, si katalizator për zhvillimin e ekonomisë; kapërcimit të sfidave të hasura gjatë procesit të rekrutimit të punëtorëve indianë dhe nevojës për fuqi punëtore të kualifikuar.

Ky takim vjen pas forumit të biznesit Indi-Shqipëri në muajin shkurt të këtij viti në New Delhi, aktivitet i cili arriti rezultate të suksesshme.

Share this post