Kompanitë shqiptare ftohen të bëhen pjesë e garës ballkanike për bizneset. Afati i aplikimit deri më 20 shkurt 2021

Kompanitë shqiptare ftohen të bëhen pjesë e garës ballkanike për bizneset. Afati i aplikimit deri më 20 shkurt 2021

Kompanitë shqiptare ftohen të bëhen pjesë e garës ballkanike për bizneset. Afati i aplikimit deri më 20 shkurt 2021

Dhoma Bullgare e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me kompaninë Vip Communication, organizatore e Balkan Business Awards 2021, fton të gjitha sipërmarrjet shqiptare për të konkurruar në garën ballkanike për bizneset.

 

Aktiviteti synon të rrisë bashkëpunimin mes sipërmarrjeve të vendeve të Ballkanit dhe të mundësojë vendosjen e sa më shumë kontakteve mes kompanive pjesëmarrëse. Në edicionet e mëparshme, kanë marrë pjesë kompani nga Maqedonia e Veriut, Greqia, Rumania, Qipro, Serbia dhe vendet e tjera ballkanike. Deri tani nuk ka pasur asnjë kompani shqiptare pjesëmarrëse në këtë aktivitet.

 

Edhe këtë vit mund të konkurrohet në disa kategori të ndryshme si:

–           sipërmarrësi i ri më i mirë,

–           sipërmarrja me praktikat më të mira ndaj konsumatorit,

–           sipërmarrja me praktikat më të mira ndaj pandemisë;

–           sipërmarrja lider në mbrojtjen e mjedisit;

–           sipërmarrja me kauza sociale në aktivitet etj.

–           Çdo kompani mund të kandidojë në më shumë se një kategori.

 

Përsa i përket fushës së veprimtarisë të kompanive konkurruese nuk ka specifikime dhe kufizime, mjafton që kompania të ushtrojë një aktivitet tregtar.

 

Afati i fundit për të aplikuar për pjesëmarrje është 20 shkurt 2021.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të zhvillohet më 26 mars 2021.

Për më shumë informacion na shkruani në adresën edlira_prenga@cci.al

Share this post