Kërkesë për pjesëmarrje të kompanive detare në Shqipëri në seminarin on line të projektit Econautinet
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë si pjesë e projektit Econautinet ju bën thirrje kompanive shqiptare që operojnë në sektorin e Nautikës të bëhen pjesë e seminarit online që zhvillohet për t’ju ardhur në ndihmë kompanive që operojnë në këtë fushë.
Po çfarë është projekti dhe ky synojmë të mbërrijmë?
Projekti Econautinet kryhet nën Programin Adriatiko-Jonian INTERREG V-B Transnacional 2014-2020. Objektivi kryesor i projektit është realizimi i një Rrjeti të përbashkët dhe inovativ ADRION kushtuar NVM-ve, Institucioneve Kërkimore dhe Organizatave Mbështetëse të Biznesit me qëllim përmirësimin e konkurrencës dhe inovacionit të NVM-ve në sektorin Nautik dhe mbështetjen e ndërkombëtarizimit të tyre.
Në veçanti, objektivat kryesore janë: për të trajtuar mungesën e bashkëpunimit inovativ midis NVM-ve në të gjithë zonën Adriatiko-Jon, duke përdorur përvojat ekzistuese të suksesshme në zonën e BE-së në fushën e modelit të rrjetit të organizimit dhe ofrimin e aktorëve të përfshirë trajnime, tutoring dhe teknologjitë më të fundit të disponueshme në sektorin detar; për të realizuar mundësi konkrete bashkëpunimi për sa i përket procesit dhe inovacionit të produkteve midis NVM-ve në zonën ADRION.
Rezultati kryesor do të jetë Rrjeti ECONautiNET, një rrjet bashkëpunimi midis ndërmarrjeve, organizatave mbështetëse të biznesit dhe instituteve kërkimore. Kjo platformë në internet, e menaxhuar nga ndërmjetësit e rrjetit dhe e koordinuar përmes një sistemi të përbashkët menaxhimi, do të ketë një fokus specifik në zgjidhjet ECO në sektorin detar, duke zhvilluar një sërë instrumentesh dhe mjetesh për të nxitur inovacionin dhe ndërkombëtarizimin e NVM-ve në të gjithë zonën Adriatiko-Joniane.
Për shkak të kufizimeve të Covid, projekti ka organizuar konferencën virtuale të quajtur
“Bashkëpunimi dhe financimi i produkteve inovative dhe eko-miqësore në sektorin detar”
Dhoma jonë është prezantuar nga kompania shqiptare me emrin “Jeta në barkë”, përfaqësuar nga Znj. Genta Ahmeti.
Platforma workshopit është: http://econautinet.fsb.hr/?workshop
Jeni te ftuar të merrni pjesë në këtë workshop.
Për çdo informacion më të detajuar, ju lutemi, na shkruani në:
Albana LAKNORI
Sekretare e Përgjithshme
Dhoma e Tregtisë & Industrisë Tiranë, rr. Kavaja, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Phone: +355 (0) 45 800 935 | mob: +355 69 341 0000
E-mail: albana_laknori@cci.al| web: www.cci.al