Jaka: Të kujdesemi sot për shëndetin, që të shmangim problemet më të mëdha nesër
Hapet nesër CCIT EXPOMEDICAL, në pallatin e Kongreseve, data 25-26-27 tetor 2018
“Muaji tetor 2018, muaji i kujdesit ndaj shëndetit”. Duke qene se muaji Tetor është shpallur si muaji i kujdesit ndaj shëndetit, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë i bashkëngjitet kësaj iniciative duke ftuar të gjithë aktorët që ndikojnë në kujdesin shëndetësor, të jenë së bashku për të prezantuar profilet dhe kapacitetet e tyre, që i dedikohen me motivacionin: Një kujdes sa më të mirë për shëndetin!!.
Në kuadër të kësaj fushate sensibilizuese, DHTIT është bërë bashkë në partneritet me Ministrinë e Shëndetësisë, për të dëshmuar në sy të qytetarëve, se një kujdes i mirë për shëndetin mund të parandalojë problemet dhe sëmundshmëritë.
Në këtë iniciativë janë bashkuar disa aktorë të rëndësishëm si: Urdhri i Mjekëve, Urdhri i Farmacistëve dhe Urdhri i Infermierëve, të cilet jane organizuar në mënyre shkencore, ku një vëmendje e veçantë në këtë event do t’i kushtohet dhe personelit shkencor e të specializuar, të cilët do të jenë prezent gjatë tre diteve të organizmit të panairit EXPO MEDICAL 25-27 Tetor 2018, ku krahas promovimit të shërbimeve që ato ofrojnë, do të organizohen edhe konferenca shkencore me focus “Kujdesi ndaj shendetit”.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë jo vetëm në rolin e organizatorit të kësaj veprimtarie të rëndësishme, por është një promovuese dhe mbështetëse e të gjitha bizneseve që i dedikohen kujdesit të shëndetit, duke ftuar publikun e gjerë që të jetë i pranishëm në veprimtaritë që do të organizohen gjatë ditëve të këtij Panairi, ku çdo gjë do të vijë falas për publikun, duke përfshirë dhe vizita të ndryshme mjekësore.