Jaka-Rios: Marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kolumbi duhet të vendosen në një standard të ri

Jaka-Rios: Marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kolumbi duhet të vendosen në një standard të ri

Jaka-Rios: Marrëdhëniet tregtare Shqipëri-Kolumbi duhet të vendosen në një standard të ri

Pas paraqitjes së kredencialeve, ambasadorja e Kolumbisë për Shqipërinë me rezidencë në Romë, zonjën Gloria Isabel Ramirez Rios zhvilloi një takim me kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zotin Nikolin Jaka. Takimi i zhvilluar në datë 12 mars 2021 kishte në qendër të vëmendjes vendosjen e marrëdhënieve tregtare me këtë vend, duke gjetur pikat e përbashkëta se ku mund të bashkëpunohet. Zonja Rios prezantoi në takim mundësitë reale duke kërkuar nga përfaqësuesit e biznesit shqiptar që të shohin mundësitë e tyre të investimit në vendin e saj. Nga ana e tij kryetari i Dhomës, zoti Jaka u shpreh i gatshëm të njoftojë biznesin dhe të vendosë komunikime të drejtpërdrejta me Dhomat tregtare të Kolumbisë për të patur kështu një komunikim të vazhdueshëm. Po kështu u la e hapur që në një kohë të shpejtë bizneset shqiptare të zhvillojnë një forum në Kolumbi, ku veç anëtarëve të DHTIT të jenë sipërmarrës dhe nga Kosova dhe Maqedonia Veriperëndimore.

 

 

Share this post