Jaka në takim me të ngarkuarin me punë të Ambasadës së Libisë: Duam të njihemi nga afër për mundësitë tona për të investuar në Libi

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka priti sot në datë 24 mars 2021 zotin Miloud Alama, i ngarkuari me punë në Ambasadën e Libisë në vendin tonë. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja me ftesën e bërë nga Libia për një vizitë të një grupi biznesmenësh shqiptarë.

Kryetari Jaka në këtë takim u shpreh i hapur për një ftesë të tillë dhe kërkoi nga zoti Alama përcaktimin e sektorëve ku mund të bashkëpunohet dhe ku sipërmarrësit shqiptarë mund të investojnë.

Po kështu ai kërkoi të njihet më në detaje për fushat specifike me qëllim që të njoftojë sipërmarrësit anëtar të DHTIT që të bëhen pjesë e vizitës zyrtare në një kohë sa më të përshtatshme për të dy palët.

Share this post