Jaka në takim me delegacionin e Gjenevës: Duhet të kemi bashkëpunime konkrete në fusha me interes të ndërsjellë

Jaka në takim me delegacionin e Gjenevës: Duhet të kemi bashkëpunime konkrete në fusha me interes të ndërsjellë

Jaka në takim me delegacionin e Gjenevës: Duhet të kemi bashkëpunime konkrete në fusha me interes të ndërsjellë

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë zoti Nikolin Jaka priti në një takim të veçantë ditën e premte 1 tetor 2021 një delegacion biznesi nga Gjeneva që kishte ardhur në një vizitë zyrtare në Tiranë.

 

Drejtori ekzekutiv  i Dhomës së Gjenevës z.Vincent Subilia së bashku me z. Fatjon Demneri kryetar i Dhomës Shqiptaro-Zvicerane (ALSËISS) shprehen mirënjohje dhe kënaqësi për mikpritjen që DHTIT dhe kryetari i saj shprehën gjatë këtij takimi.

 

Gjate prezantimit të Dhomës së Gjenevës e cila është dhoma kryesore dhe më e madhe në Zvicër ndër 19 dhoma të 25 kantoneve, u shpreh interesi i përbashkët për të zhvillluar një forum biznesi me sipërmarrësit e të dy vendeve.

 

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë falenderoi dhe shprehu mirënjohjen e tij për interesin e treguar nga ky delegacion për të zhvilluar këtë takim me Dhomën e Tiranës si dhoma më e madhe në vend.

Zoti Jaka gjatë fjalës së tij bëri një prezantim të DHTIT dhe të sektorëve strategjik ku mund të fokusohen investimet e huaja, duke nënvizuar të gjithë avantazhet që kanë sipërmarrësit e huaj nëse investojnë në Shqipëri.

 

Për t’i shërbyer më mirë qëllimeve të përbashkëta dhe për të çuar në një nivel tjetër bashkëpunimin mes Dhomave palët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi.

 

 

 

 

Share this post