Jaka: Mirëpresim bashkëpunime ekonomike me të gjithë aktorët që duan të investojnë në vendin tonë

Jaka: Mirëpresim bashkëpunime ekonomike me të gjithë aktorët që duan të investojnë në vendin tonë

Jaka: Mirëpresim bashkëpunime ekonomike me të gjithë aktorët që duan të investojnë në vendin tonë

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka në datë 12 mars 2021 priti në një takim ambasadorin e Bangladeshit për Shqipërinë me rezidencë në Athinë, zotin Ashud Ahmed. Në këtë takim të zhvilluar pranë ambienteve të Dhomës së Tiranës, bashkëbiseduesit vlerësuan mundësitë e bashkëpunimit mes tyre dhe cilat janë fushat me interes në të dy vendet. Zoti Ahmed shprehu interes për të sjellë fuqi punëtore nga Bangladeshi. Nga ana e tij kreu i Dhomës së Tiranës, zoti Jaka u shpreh i gatshëm të njoftohen sipërmarrësit anëtarë të institucionit për të parë mundësitë e bashkëpunimit. Po kështu u vendos që të shkëmbehen informacione të vazhdueshme nga palët me qëllim që të realizohen bashkëpunime konkrete mes dy vendeve.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.