Jaka me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë së Kartagjenës: Jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me sipërmarrësit tuaj
Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka i shoqëruar nga kryetari i Forumit Ekonomik mbarë Shqiptar zoti Nagip Fejzi dhe prodhues të tjerë të sektorit të industrisë ushqimore zhvilluan me datë 13 prill 2021, një takim me drejtuesit e Dhomës së Tregtisë së Kartagjenës, Kolumbi.
Sipërmarrësit shqiptarë u njohën në këtë takim nga drejtuesit e Dhomës së Kartagjenës me mundësitë që ekzistojnë për të investuar në vendin tyre. Si një vend i shtrirë në breg të detit me shumë porte dhe me një klimë të favorshme për rritjen e frutave, drejtuesit e Dhomës së Kartagjenës kërkuan nga sipërmarrësit shqiptarë të shohin mundësitë e bashkëpunimit sidomos në fushën e agro-përpunimit dhe turizëm.
Nga ana e tij kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Jaka pasi bëri një prezantim të delegacionit që drejton, dhe u shpreh i gatshëm të ndiqen të gjithë hapat për të vendosur urat e komunikimit mes dy dhomave të tregtisë.
Me pjesëmarrjen e saj online ishte dhe ambasadorja ambasadorja e Kolumbisë për Shqipërinë me rezidencë në Romë, zonjën Gloria Isabel Ramirez Rios.
Një delegacion biznesi edhe pse në një periudhë të vështirë pandemie, po realizon një vizitë zyrtare në Kolumbi.
Kjo vizitë erdhi vetëm pak kohë pas takimit të zhvilluar nga Tiranë mes ambasadores së Kolumbisë për Shqipërinë me rezidencë në Romë, zonjën Gloria Isabel Ramirez Rios me kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zotin Nikolin Jaka.