Jaka me Ambasadorin e Arabisë Saudite: Është i nevojshëm intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike, të hapur për marrëveshje të reja

Jaka me Ambasadorin e Arabisë Saudite: Është i nevojshëm intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike, të hapur për marrëveshje të reja

Jaka me Ambasadorin e Arabisë Saudite: Është i nevojshëm intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike, të hapur për marrëveshje të reja

 

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka zhvilloi më 17 mars 2021 një takim me Ambasadorin e Arabisë Saudite në Shqipëri, zotin Abdulmomen Sharaf. Takim i zhvilluar në ambientet e Ambasadës në Tiranë.

Kryatri Jaka shoqërohej në këtë takim nga zoti Astrit Panxha, Drejtor ekzekutiv i Klubit të prodhuesve të Kosovës, zoti Shkëlqim Devolli biznesmen dhe CEO i Devolli Coorporation dhe zonja Aris Tasho, Drejtore e Marrëdhënieve me Jashtë e DHTIT.

Gjatë këtij takimi ju kushtua një vëmendje e veçantë marrëdhënieve midis dy vendeve, duke shprehur interesin dhe dëshirën e përbashkët që edhe marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve të jenë në nivelet e atyre politike.

Kryetari Jaka shprehu interesin për konsolidimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike duke propozuar firmosjen e një marrëveshje bashkëpunimi midis DHTIT dhe Dhomës së Tregtisë së Riyadh-it.

Ambasadori nga ana e tij u shpreh se ka zhvilluar shumë takime me Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë për realizimin dhe firmosjen e një marrëveshjeje tregtie dhe mbrojtje investimesh, pasi kjo sipas tij do të ishte hapi më i rëndësishëm për t’ju dëshmuar siguri investitorëve nga Arabia Saudite.

Referuar kësaj çështjeje kryetari Jaka shpreh bashkëpunimin e tij maksimal edhe në përpunimin e një drafti për të bërë të mundur sa më shpejt lehtësimin në fushën e tregtisë dhe investimeve.

Lidhur me këtë çështje kreu i DHTIT sugjeroi bashkëpunimin e tij për ngritjen e një bordi bashkëpunimi për aktivizimin e marrëveshjeve të tregtisë dhe nxitur kështu investimet.

Kryetari i DHTIT mbështeti mendimin që komunikimi dhe networku në botën e biznesit do të ishte hapi i parë kryesor dhe për marrëdhëniet e mëtejshme ndërmjet vendeve pasi biznesi është më operativ edhe më pragmatik.

Ftesës së zotit Panxha drejtuar ambasadorit për të realizuar një vizitë në Kosovë, kryetari i DHTI ju përgjigj me bashkëngjitjen e një delegacioni biznesi anëtar të Dhomës ku të bëhet e mundur organizim e një konference të përbashkët.

Ambasadori, duke e cilësuar ekonominë saudite si më të fortën e Lindjes së Mesme shprehu interesin për hapje globale të saj duke shtuar që tregu i Shqipërisë dhe Kosovës janë tregje premtuese.

 

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.