Jaka-Hakos: DHTIT mbështet biznesin që drejtohet nga femrat. Gruaja në sipërmarrje një nevojë dhe risi për tregun

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë zoti Nikolin Jaka priti në një takim pranë ambienteve të Dhomës, zonjën Antoneta Hako, kryetare e Dhomës Ekonomike të Gruas.

Në këtë takim u ndanë mendime për situatën e biznesit në vend dhe mbështetjen që duhet të marrin gratë sipërmarrëse në zhvillimin e ideve të tyre. Kreu i DHTIT si mbështetës i gruas në sipërmarrje u shpreh në këtë takim se Dhoma është përherë një partnere dhe ombrellë e duhur për të zhvilluar idetë dhe ndihmuar gratë që kanë iniciativa apo drejtojnë sipërmarrje të ndryshme.

Nga ana e saj zonja Hako u shpreh se e vlerëson rolin e Dhomës në mbrojtje të sipërmarrjes dhe e shikon institucionin si një mundësi për të bashkëpunuar me projekte konkrete.

Share this post

Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.