INNOTOURCLUST

INNOTOURCLUST

Emri i projektit:                   Grumbullimi i Ndërmarrjeve Inovative të Turizmit Ndërkufitar

Akronimi i projektit:             INNOTOURCLUST

Kohëzgjatja:                          24 muaj

Prioriteti i programit:           Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe konkurrueshmëria e NVM-ve

Objektivi specifik prioritar: Përmirësimi i kushteve kuadër për zhvillimin e tregut ndërkufitar të NVM-ve.

Partneri kryesor:                   Dhoma e Tregtise, Leçe (IT)

Partnerët e tjerë:

  • Departamenti i Menaxhimit, Ekonomisë, Matematikës dhe Statistikave, Universiteti i Salentos (IT)
  • Agjencia Autonome për Mikpritjen dhe Turizmin e Termolit (IT)
  • Agjencia Kombëtare e Turizmit (AL)
  • Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë (AL)
  • Organizata Kombëtare e Turizmit e Malit të Zi  (ME)

Përshkrimi i projektit:

Territori Itali-Shqipëri-Mali i Zi (IT-AL-MO) është i prekur nga pasojat e drejtpërdrejta dhe të tërthorta të krizës ekonomike globale. NVM-të luajnë një rol vendimtar për rritjen dhe krijimin e vendeve të punës, por konkurueshmëria e tyre ka një shfrytëzim të kufizuar të mundësive ndërkombëtare të turizmit. Në këtë kontekst projekti synon të promovojë rritjen e rrjeteve dhe të forcojë aftësitë specifike të NVM-ve në këtë zonë. Objektivi i përgjithshëm i projektit është përmirësimi i konkurrueshmërisë dhe bashkëpunimit të NVM-ve IT-AL-MO përmes krijimit dhe implementimit të një klasteri inovativ të turizmit ndërkufitar (INNOTOURCLUST) i përqendruar në integrimin dhe trajnimin e operatorëve ekonomikë lokal për një përputhje më të mirë dhe inovative të bizneseve lokale me industrinë ndërkombëtare të turizmit. Ndryshimi i pritshëm është një mënyrë inovative për të parë industrinë e turizmit. Biznesi i turizmit duhet të jetë më i organizuar dhe i integruar me NVM-të lokale (bujqësia, peshkimi, shërbimet me bazë detare, artizanati, Ho.re.ca, eko-sportet dhe organizatat sociale) me qëllim të përmbushjes së kërkesës ndërkombëtare në rritje për “përvojat turistike” dhe vënies në kontakt të turistëve me ndërmarrjet lokale dhe prodhuesit.

Objektivi kryesor i projektit:

Objektivi kryesor i projektit eshte përmirësimi i konkurueshmërisë dhe bashkëpunimi i ndërmarrjeve IT-AL-MO përmes krijimit dhe implementimit të një klasteri Inovativ Ndërkufitar Turizmi i fokusuar në integrimin dhe trajnimin e operatorëve ekonomikë lokal për një harmonizim më të mirë dhe inovativ të kompanive lokale me industrinë ndërkombëtare të turizmit.

Objektivat specifike:

  • Nxitja e bashkëpunimit dhe marrëveshjeve midis NVM-ve lokale përmes krijimit të klasterit ndërkufitar INNOTURCLUST
  • Kualifikimi i NVM-ve lokale për të nxitur mjetet dixhitale dhe për të mbështetur trajnimin për anëtarët e klasterit dhe institucionet e biznesit.
  • Përmirësimi i lidhjeve afatgjata ndërmjet NVM-ve INNOTORCLUST dhe tregut ndërkombëtar të turizmit

Aktivitetet kryesore sipas Paketave të Punës:

  • Wp P Pregatitja dhe Mbyllja
  • Wp M  Menaxhimi
  • Wp T1 Implementimi
  • Wp T2 Implementimi
  • Wp T3 Implementimi
  • Wp C Komunikimi

Rezultatet kryesore:

  • Përmirësimi i bashkëpunimit ndërkufitar ekonomik dhe rritja e konkurrueshmërisë përmes një bashkëveprimi më të mirë midis aktorëve lokalë dhe ndërmarrjeve.
  • Përputhje më e mirë midis kërkesës ndërkombëtare të turizmit dhe NVM-ve lokale duke ofruar produkte dhe shërbime të reja.
  • Forcimi dhe fuqizimi i sistemit të promovimit ndërkombëtar të NVM-ve lokale dhe institucioneve të biznesit.

Outputet kryesore:

  • krijimi i klasterit INNOTOURCLUST
  • 8 marrëveshje biznesi dhe iniciativa pilot me NVM-të
  • 4 Workshope INNOTOURCLUST për NMV-të
  • 4 evente B2B INNOTOURCLUST
  • 1 format laboratori dixhital për ndërtimin e kapaciteteve INNOTURCLUST mbështetëse për biznesin

Menaxhere Projekti: Znj. Meggi Zhugli

Kontakt: 0692342222

Email: meggi_zhugli@cci.al

 

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.