Ftesë për pjesëmarrje në takime B2B me kompani nga Kenia
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë do të mirëpresë më 30 nëntor 2023 një delegacion biznesmenësh nga Kenia.
Kompanitë keniane kanë shprehur interes në zhvillimin e marrëdhënieve tregtare dhe ekonomike në sektorët e energjisë, teknologjisë së sigurisë kibernetike, bujqësisë, menaxhimit të ujit, shërbimeve financiare, ndërtimit, kujdesit shëndetësor, arsimit e trajnimit profesional, si dhe turizmit.
Vizita e këtij delegacioni në vendin tonë do të shërbejë si një hap përpara në vijueshmërinë e përmirësimit të marrëdhënieve dypalëshe dhe nxitjen e investimeve kryesisht në sektorët e lartpërmendur përmes shkëmbimit të përvojës, njohurive teknike dhe aktiviteteve të përbashkëta zhvillimore.
Takimi do të pasohet me networkun dhe B2B, ku anëtarët e DHTIT prezente do të shkëmbejnë ide dhe mundësi biznesi me sipërmarrësit kenianë.
Ky organizim do të mbahet në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në orën 11:30.
Të gjitha kompanitë e interesuara në zgjerimin e partneriteteve të reja, të kontaktojnë në adresën: ornela_gace@cci.al
Klikoni KËTU për të lexuar listën e delegacionit nga Kenia.