Ftesë për ndërmarrjet: Workshop mbi strategjitë e qëndrueshmërisë dhe ESG (Mjedis, Shoqëri dhe Qeverisje) për SME-të në Shqipëri
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Q-Lever dhe International Chamber of Commerce in Albania (ICC Albania), do të organizojë një Workshop të rëndësishëm për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (SME) në Shqipëri.
Ky aktivitet do të zhvillohet në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në datë 11 dhjetor 2024, në orën 09:30-11:30. Qëllimi i saj është rritja e ndërgjegjësimit dhe njohurive mbi strategjitë e qëndrueshmërisë dhe ESG (Mjedis, Shoqëri dhe Qeverisje) për SME-të.
Gjatë Workshopit, ekspertët do të ofrojnë asistencë për ngritjen e kapaciteteve për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme në lidhje me zbatimin e ESG si pjesë e planeve të tyre strategjike, për krjimin e një pasqyre të indikatorëve kyc të performancës (KPI) si edhe matricës së vlerësimit të aplikueshme gjatë përgatitjes së raporteve të qëndrueshmërisë dhe të mundësojë udhëzime të qarta për përgatitjen e raporteve të qëndrueshmërisë bazuar në standardet GRI.
Ky workshop është një mundësi e shkëlqyer për SME-të që të përmirësojnë këto praktika dhe të kontribuojnë në zhvillimin e një ekonomie më të qëndrueshme dhe të përgjegjshme. Ky aktivitet do jetë interaktiv, ku do të ketë gjithashtu një seksion kushtuar pyetjeve dhe përgjigjeve nga pjesëmarrësit.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, fton të gjitha ndërrmarjet e interesuara të kontaktojnë deri ditën e martë (10 dhjetor) me Znj. Aris Tasho, drejtoreshë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe e Departamentit të Projekteve, në adresën e e-mail: aris_tasho@cci.al.
