Forumi i biznesit “Shqipëri-Gjermani”

Forumi i biznesit “Shqipëri-Gjermani”

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Agjencinë e Nxitjes së Investimeve Shqiptare (AIDA), organizojnë më 28 Prill 2023 Forumin e biznesit “Shqipëri- Gjermani”, në Maritim Hotel Plaza Tirana, salla “Mbretëresha Geraldinë”.

Ky forum i nivelit të lartë do të sjellë në vendin tonë një delegacion me përfaqësues të bizneseve të reja gjermane nga sektorët: energji, ndërtim, pije dhe ushqim, IT, si dhe sektorë të tjerë të ekonomisë.

Këto kompani kanë interes që të njihen më nga afër me potencialin dhe mundësitë konkrete që Shqipëria ofron, si edhe të njihen me sipërmarrës shqiptarë për të eksploruar mundësi të reja bashkëpunimi.

Programi i kësaj dite nis në orën 9:00 me përshëndetjet e rastit nga figura të rëndësishme institucionale. Pjesë e këtij aktivitetit do të jetë edhe kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, z.Nikolin Jaka.

Nga ora 12:00-14:30 janë programuar te realizohen takime B2B.

Lutem na konfirmoni pjesëmarrjen tuaj brenda datës 25 Prill, në adresën e emailit: aris_tasho@cci.al

Share this post