Fokusi edukimi financiar, kryetari i DHTIT-së, z.Jaka pret në takim kreun e Inteligjencës Financiare, z. Ervin Koçi

Fokusi edukimi financiar, kryetari i DHTIT-së, z.Jaka pret në takim kreun e Inteligjencës Financiare, z. Ervin Koçi

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, z.Nikolin Jaka priti në një takim, Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës Financiare, z. Ervin Koçi.

Fokusi i takimit ishte  diskutimi mbi “Strategjinë e edukimit dhe ndërgjegjësimit të opinionit publik mbi rrezikun e parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit (PP/FT) 2024-2030.

Takimi u përqendrua në rëndësinë e rolit të komunitetit të biznesit në rritjen e ndërgjegjësimit të opinionit publik dhe në angazhimin e përbashkët për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.

Në fjalën e tij, kryetari i DHTIT-së, z.Jaka shprehur gatishmërinë dhe angazhimin maksimal për të hartuar një plan konkret bashkëpunimi mes 2 institucioneve. Ai propozoi një agjendë trajnimesh të përbashkëta, jo vetëm në Tiranë, por edhe në rrethe, për të rritur kapacitetet institucionale në edukimin mbi parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit në Shqipëri.

Ky propozim u mirëprit nga Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Inteligjencës Financiare, i cili siguroi se AIF-ja do të mundësojë ekspertë ndërkombëtarë të Këshillit të Europës në trajnimin e bizneseve shqiptare.

Në fund, u dakordësua për anëtarësimin e DHTIT në Grupin Teknik Ndërinstitucional të Punës (GTNP) për të rritur bashkëpunimin.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.