Advisory Group Meeting – ENTAIL Project

Advisory Group Meeting – ENTAIL Project

Ditën e djeshme u zhvillua pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë takimi i parë i Advisory Group në kuadër të projektit ENTAIL – “EntrepreNeurship and digiTal leArning for VET centres In aLbania and Kosovo”, një projekt i financuar nga Bashkimi Europian në kuadër të programit Erasmus+.

Takimi u karakterizua nga një frymë shumë pozitive bashkëpunimi dhe diskutimi konstruktiv ndërmjet përfaqësuesve të sektorëve të ndryshëm, duke bashkuar në një tryezë të përbashkët stakeholderë nga:

  • sektori i biznesit,
    • dhomat e tregtisë,
    • organizata dhe institucione VET/AFP,
    • Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive,
    • ekspertë të sipërmarrjes dhe inovacionit,
    • si dhe përfaqësues të startup-eve dhe ekosistemit digjital.

 

Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat aktuale të arsimit dhe formimit profesional në Shqipëri, nevojën për forcimin e aftësive digjitale dhe sipërmarrëse tek të rinjtë, si dhe rëndësinë e krijimit të urave më të forta bashkëpunimi ndërmjet institucioneve arsimore dhe tregut të punës.

Pjesëmarrësit ndanë rekomandime dhe ide konkrete mbi:

  • modernizimin e qendrave VET,
  • integrimin e metodave digjitale të të nxënit,
  • zhvillimin e aftësive të së ardhmes,
  • dhe përfshirjen më aktive të biznesit në proceset edukative dhe profesionale.

 

Ky grup këshillimor do të mbetet aktiv dhe bashkëpunues pranë Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë gjatë gjithë zbatimit të projektit ENTAIL, duke kontribuar me ekspertizë, feedback dhe rekomandime në zhvillimet dhe aktivitetet e ardhshme të projektit.

ENTAIL synon të mbështesë transformimin e qendrave VET në Shqipëri dhe Kosovë drejt një modeli më inovativ, më digjital dhe më të orientuar drejt tregut të punës dhe sipërmarrjes.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.