Energjia dhe disa nga sfidat e konsumit te saj ne banesa.
Më datë 27.10.2020 Akademia Shkencave e Shqipërisë, organizoi forumin shkencor me temë:
Energjia dhe disa nga sfidat e konsumit te saj ne banesa.
Në punimet e forumit shkencor për energjinë mori pjesë edhe z. Nikolin Jaka, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, i cili në fjalën e tij përshëndetëse e vlerësoi forumin si një risi.
Por kjo qasje e Akademisë duhet të shkojë më tej – tha z. Jaka – dhe unë i bëj thirrje të hapur Akademisë së Shkencave të krijojë departamente kërkimore në shërbim të sektorëve të ekonomisë. Dhe jo vetëm kaq: trekëndëshi Akademi e Shkencave -Qeveri – Sipërmarrje duhet të jetë në bashkëpunim të vazhdueshëm për hartimin e politikave strategjike për zhvillimin ekonomik. Roli i Akademisë së Shkencave në konsultimin e çdo strategjie të hartuar nga qeveria shqiptare me qasje ekonomike duhet të maksimizohet.
Në fjalën e tij z. Jaka shprehu edhe shqetësimin mbi vlefshmërinë e diplomave në tregun e punës aktual.
Duke përfunduar z. Jaka theksoi edhe një herë rolin që duhet të marrë Akademia në mënyrë që shkenca të shkojë tek implementuesi (sipërmarrjet) për të pasur zhvillim të qëndrueshëm ekonomik