DHTIT trajnim mbi zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në datat 11-12 Dhjetor 2024

DHTIT trajnim mbi zbatimin e Ligjit për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në datat 11-12 Dhjetor 2024

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë organizon një trajnim dy-ditor mbi zbatimin e Ligjit Nr. 92/2014 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), të ndryshuar. Ky trajnim ofron njohuri të thelluara mbi zbatimin praktik të ligjit dhe është një mundësi unike për profesionistët që dëshirojnë të përditësojnë njohuritë e tyre në fushën e tatimeve.

Trajnimi do të zhvillohet në datat 11–12 Dhjetor 2024, në orën 16:10 – 19:10 në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë. Trajnimi do të udhëhiqet nga Arben Hasani, përgjegjës i TVSH-së në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Me një përvojë të gjerë që nga viti 2017, ai është një ekspert i njohur në legjislacionin tatimor dhe këshillues për klientët vendas dhe të huaj.

Detajet e trajnimit:
Datat: 11–12 Dhjetor 2024
Ora: 16:10 – 19:10
Vendi: Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë
Përfitimet nga trajnimi:
Pjesëmarrësit do të përfitojnë njohuri praktike mbi:
•Konceptet kryesore të TVSH-së dhe zbatimin e tyre në praktikë.
•Vetëfaturimin dhe rastet kur përdoret.
•Vetëfurnizimin dhe autongarkesën e TVSH-së.
•Deklarimin e subjekteve të përjashtuara nga TVSH-ja dhe përjashtimet për mallra/shërbime.
•Faturimin për shërbime nga jo-rezidentët.
•Zbritjen e TVSH-së dhe kriteret përkatëse.
•Regjimet e vendit të furnizimit dhe elementët që përfshihen në vlerën e tatueshme.
•Praktika konkrete mbi deklarimin e faturave.

Afati i aplikimit:
Aplikimet mbyllen më 10 Dhjetor 2024.
Për të garantuar vendin tuaj, plotësoni formularin e regjistrimit dhe për çdo informacion të mëtejshëm kontaktoni në: trajnime@cci.al.

Mos humbisni këtë mundësi për t’u trajnuar nga ekspertët më të mirë në fushën e TVSH-së!

Marina Pilinçi
Koordinatore Trajnimi/ Training Coordinator
Chamber of Commerce & Industry Tirana
Rruga e Kavajes, Bld 2/2
1001 Tirana, Albania
Tel: +355 (0) 45 800 932
E-mail: trajnime@cci.al
Web: www.cci.al

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.