DHTIT pjesë e panairit të parë virtual rajonal

DHTIT pjesë e panairit të parë virtual rajonal

DHTIT pjesë e panairit të parë virtual rajonal

Ditën  e Martë 28 Korrik 2020, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës, Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës dhe Forumin ekonomik Mbarë- Shqiptar, organizuan Panairin e parë virtual rajonal të këtij lloji,  nën koordinimin e OEMVP, në të cilin rreth 60 kompani prezantuan produktet dhe shërbimet e tyre.

Qëllimi i këtij panairi virtual ishte promovimi i bizneseve nga Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Shqipëria dhe potencialisht në të ardhmen të iniciohen bashkëpunime ndërmjet kompanive të vendeve respektive dhe më gjerë.

Fjalën e parë e kishte z. Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore i cili theksoi se bizneset shqiptare në rajon janë shumë të rëndësishme jo vetëm në aspektin ekonomik vendor, por se ato ndikojnë fuqishëm edhe mbi stabilitetin e përgjithshëm ekonomik rajonal.

Në fjalën e tij z. JAKA u shpreh se  Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë e vlerëson  teper  pozitivisht këtë iniciative të Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore për organizimin e këtij panairi virtual rajonal, më prezencën e sipërmarrjeve nga tre vendet, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria, edhe pse në një kohë pandemie, sipermarrjet tona kanë ambicje për të operuar në një Hapsire Ekonomike të përbashkët.

Po ashtu edhe Kryetarët e tjerë të Dhomave z. Krasniqi OAK, dhe kryetari I FEMSH z. Fejzi  e përgëzuan këtë nismë, duke marrë parasysh kushtet e vështira të pandemisë në të cilat zhvillohet. Ata theks të veçantë i dhanë edhe  produkteve vendore si dhe nxitjes së bashkwpunimit rajonal me qwllim të promovimit, zhvillimit dhe rritjes së kompanive prodhuese.

OEMVP në bashkëpunim me partnerët e saj institucional realizoi me sukses këtë Panair Virtual Rajonal, duke dëshmuar edhe njëherë se Dhomat e Tregtisë dhe FEMSH janë gjithmonë në mbështetje të biznesit në çdo situate sado e vështirë qoftë ajo.

Këtë aktivitet OEMVP e realizoi në kuadër të projektit të USAID për zhvillimin e ekosistemit afarist, duke rritur mundësitë për bashkëpunim të bizneseve në rajon dhe më gjërë.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.