Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Ndërkombëtare të Kazakistanit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Ndërkombëtare të Kazakistanit

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë Ndërkombëtare të Kazakistanit

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka zhvilloi një vizitë zyrtare në Astana, Kazakistan. Zoti Jaka i shoqëruar nga një grup sipërmarrësish anëtar të Dhomës ishin pjesë e një delegacioni të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme. Kjo vizitë e para e këtij niveli në këtë shtet, shërbeu gjithashtu për të vendosur një bashkëpunim të ri mes dy Dhomave tona, duke nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit mes Dhomës së Tiranës dhe asaj të Astanës. Kryetari Jaka duke e konsideruar këtë moment si të rëndësishëm u shpreh se “nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit mes Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë dhe Dhomës së Astanas shpresoj të jetë një hap i rëndësishëm në rishikimin e marrëdhënieve ekonomike”. Kjo sipas Jakës vlen për disa arsye të rëndësishme. “Kuadri ynë ligjor ekzistues ofron një mjedis të përshtatshëm për investimet e huaja, në veçanti për sektorët strategjike si: energjia (hidro, hidrokarburet, solare dhe erës), minierat, transporti, telekomunikacioni, bujqësia, peshkimi zonat ekonomike etj. Sektor i rëndësishëm është edhe ai i agro-përpunimit. Karakteristikat e veçanta në vlera dhe në shije që kanë produktet e bujqësisë shqiptare, përpunimi i produkteve bio, do të ndihmonte në rritjen e vlerës së eksporteve dhe llojshmërisë së tyre drejt tregut në Kazakistan”, u shpreh Jaka.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë pas takimit që Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati zhvilloi me Ministrin e Jashtëm të Republikës së Kazakistanit, Kairat Abdrakhmanov.

Në takimin me homologun kazak, Ministri Bushati e vuri theksin në rëndësinë e intensifikimit të marrëdhënieve ekonomiko-tregtare, përmes konkretizimit të lidhjeve në sektorë të ndryshëm të biznesit, në fushat me interes të përbashkët mes dy vendeve.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.