Çelet sot panairi “TIRANA AGRO 100”

Çelet sot panairi “TIRANA  AGRO 100”

Çelet sot panairi “TIRANA AGRO 100”

Të pranishëm në çeljen e panairit “TIRANA  AGRO 100” ishin z. Andi Seferi nënkryetar i Bashkisë Tiranë dhe z. Nagib Fejzi kryetari i Forumit Ekonomik Mbarë-Shqiptar.

Në fjalën e tij kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë falenderon Bashkinë Tiranë në cilësinë e  organizatorit të këtij panairi për të IV-in vit radhazi, i III-ti në bashkëpunim me DhTI Tiranë dhe bashkëpuntorin e afërm Forumin Ekonomik Mbarë-Shqiptar

Ai theksoi faktin që ky aktivitet është shumë i rëndësishëm jo vetëm për organizatorët por edhe për pjesëmarrësit në këtë panair duke i drejtuar një ftesë të hapur qeverisë për  të orjentuar financat  dhe energjinë drejt prodhuesit vendor, gjë e cila çon edhe në rritjen e qëndrueshmërisë ekonomike në vend.

Edhe pse në kushte pandemie duke respektuar çdo masë sigurie,  ky panair na bën që të jemi të pranishëm e të bashkëpunojmë nga afër më të gjithë, përfshirë këtu prodhuesit dhe  kompanitë lokale duke shkuar kështu drejt  konsumatorit shqiptar.

Kryetari JAKA gjatë fjalës shprehu mirënjohje të veçantë për kryetarin e FEMSH z. Fejzi për nismën e ndërmarrë, në mënyrë që ekonomia kombëtare shqiptare tashmë të ketë një komunikim të pandërprerë dhe një platformë për të investuar dhe bashkëpunuar kudo në vendet ku ata jetojnë Kosovë;  Maqedoni e Shqipëri.

Ju mirëpresim dhe urojmë suksese pjesëmarrësve në këtë panair, nga data 23-25 ndodhemi në sheshin “Skëndërbej”

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.