Nga datat 23-25 Tetor 2020 panairi “Tirana Agro 100” 2020 në sheshin “Skëndërbej”.

Nga datat 23-25 Tetor 2020 panairi “Tirana Agro 100” 2020 në sheshin “Skëndërbej”.

Nga datat 23-25 Tetor 2020 panairi “Tirana Agro 100” 2020 në sheshin “Skëndërbej”.

Çelet në datë 23 Tetor 2020 ora 11:00 panairi “ Tirana Agro 100” 2020 i cili do të mbahet në sheshin “Skëndërbej”.

Ky panair  zhvillohet në kuadër të 100 vjetorit të kryeqytetit të Shqipërisë, ku Bashkia-Tiranë, me suportin e DHTI-Tiranë dhe Forumin Ekonomik Mbarë Shqiptar, promovojnë para qytetarëve të Kryeqytetit, produktet dhe shërbimet, kryesisht nga sektori i agropërpunimit, me sipërmarrje nga të gjitha trevat shqiptare, nga Kosova, Maqedonia e Veriut dhe sipërmarrjet e Tiranës.

Një panair dedikuar promovimit të shërbimeve dhe produkteve autoktone Shqiptare, për të çuar shoqërinë e këtij vendi drejt një të ardhme të shëndetshme dhe sa më afër prodhimeve vendase.

Bujqësia  dhe siguria  ushqimore janë prezente në këtë panair,  të cilat janë dy fusha të rëndësishme, që kërkojnë të  rritin masivisht çerfikimin e produkteve tona konform standardeve evropiane,   nënkupton më shumë  investime në këto sektore.

Mbetet një sfidë  reale rritja e konkurueshmërisë të prodhimit vendas, që do të thotë një vlerë e shtuar për produktet “MADE IN ALBANIA” në tregje të reja.

-DHTIT është dhe mbetet e angazhuar, që në bashkëpunim me strukturat përgjegjëse të qëverisë dhe  pushtetit vendor të fokusohemi  në konkurueshmërinë e produkteve dhe shërbimeve që ofron sot biznesi, në cilësinë e produkteve dhe shërbimeve, standardet e sigurisë dhe shëndetit, internacionalizimin dhe  marketingun e produkteve etj.

Ju mirëpresim dhe urojmë suksese pjesëmarrësve në këtë panair.

Share this post