DhTIT merr pjesë në Kick-off Meeting të projektit AI4DigiT

DhTIT merr pjesë në Kick-off Meeting të projektit AI4DigiT

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DhTIT) mori pjesë në takimin hapës të projektit AI4DigiT, financuar nga Bashkimi Europian, i cili u zhvillua më 14–15 korrik 2026 në Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Takimi shënoi nisjen zyrtare të projektit dhe bashkëpunimit ndërmjet partnerëve, duke përcaktuar hapat e parë për zbatimin e aktiviteteve.

Në cilësinë e partnerit udhëheqës të Work Package 4 – Dissemination, Awareness & Sustainability, DhTIT do të koordinojë aktivitetet e komunikimit, ndërgjegjësimit dhe diseminimit, me fokus rritjen e vizibilitetit të projektit dhe garantimin e qëndrueshmërisë së rezultateve të tij.

Gjatë takimit u prezantua plani i komunikimit dhe ndërgjegjësimit, duke theksuar rëndësinë e një bashkëpunimi të ngushtë ndërmjet partnerëve për të siguruar që shërbimet dhe rezultatet e AI4DigiT të jenë sa më të aksesueshme dhe të kontribuojnë në transformimin digjital të Shqipërisë.

DhTIT mbetet e angazhuar në nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet biznesit, institucioneve dhe ekosistemit të inovacionit, duke mbështetur zhvillimin e aftësive digjitale dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për një ekonomi më konkurruese.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.