Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, ju fton në aktivitetet e projekteve DERHE dhe AI4DigiT.
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në bashkëpunim me Fakultetin e Ekonomisë të Universitetit të Tiranës, organizon më 12 tetor 2026 një ditë të dedikuar zhvillimit të aftësive, bashkëpunimit biznes–akademi dhe transformimit digjital.
Aktiviteti i parë do t’i kushtohet projektit DERHE, gjatë të cilit do të prezantohen rezultatet e arritura, përvojat e pjesëmarrësve dhe rëndësia e përshtatjes së aftësive me nevojat konkrete të tregut të punës.
Në pjesën e dytë do të prezantohet AI4DigiT, një iniciativë që u ofron ndërmarrjeve shqiptare shërbime falas për vlerësimin e maturitetit digjital, zhvillimin e aftësive dhe orientimin drejt zgjidhjeve të përshtatshme digjitale dhe përdorimit të Inteligjencës Artificiale.
Aktiviteti krijon gjithashtu mundësi për komunikim të drejtpërdrejtë me përfaqësues të biznesit, akademisë dhe ekspertë të fushës.
📅 12 tetor 2026
🕘 09:00–12:10
📍 Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës
Pjesëmarrja është falas dhe kërkon regjistrim paraprak.
LINK: https://forms.cloud.microsoft/pages/responsepage.aspx?id=DQSIkWdsW0yxEjajBLZtrQAAAAAAAAAAAANAAozl_pFUNkVBOFQ5WjA5VFJBTkVMSENSSThUSjg1Ti4u&route=shorturl