Bizneset e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut vizitë zyrtare në Republikën Domenikane

Bizneset e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut vizitë zyrtare në Republikën Domenikane

Bizneset e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut vizitë zyrtare në Republikën Domenikane

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, zoti Nikolin Jaka me një delegacion biznesi nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në Republikën Domenikane.

Të pritur nga konsulli i nderit për Shqipërinë, José Manuel Romero, ky delegacion biznesi ka zhvilluar një sërë takimesh zyrtare apo kontakte me biznesin e këtij vendi.

Qëllimi i kësaj vizite është vendosja e kontakteve të drejtpërdrejta me biznese të këtij vendi dhe parja e mundësive të bashkëpunimit sidomos në sektorin prodhues.

Në takimin që kishin me kryetarin e Dhomës së Tregtisë së Santo Domingos, Manuel Sued Luna u fol për mundësitë kontrete të bashkëpunimit që konsistonin në hapjen e ndërmarrjeve prodhuese nga sipërmarërsit shqiptarë e që më pas të mund të eksportojnë.

Për të qenë sa më konkret në këtë bashkëpunim krerët e të dy dhomave nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për të vijuar më tej komunikimin konkret mes biznesve të të dy vendeve.

Një takim tjetër i delegacionit të biznesit ishte në Ministrinë e Jashtme të Republikës Domenikane, ku u pritën nga zv.ministri i këtij institucioni, Hugo Rivera.

Në takim u nda mendimi i përbashkët se është i domosdoshëm vendosja e marrëdhenieve të duhura tregtare.

Pjesë e delagacionit të Biznesit është dhe kryetari i Forumit Mbarë Shqiptar, Nagip Fejzi apo kryetari i Odës së Maqedonisë Veriperëndimore, Nebi Hoxha ku dhe ata nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi në fushat që kanë interes për intensifikimin e punës së biznesit.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.