Bashkëpunimi Akademi-Biznes: Trajnim mbi Sistemet ERP në Kompaninë Greemed
Në kuadër të projektit DERHE, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë (DHTIT), në bashkëpunim me lektorët e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës, zhvilluan trajnimin mbi “ERP Systems” pranë kompanisë Greemed.
Ky trajnim synon të mbështesë bizneset anëtare në rrugëtimin e tyre drejt digjitalizimit dhe optimizimit të proceseve. Ekspertët e Fakultetit Ekonomik ndanë njohuri mbi menaxhimin efikas të proceseve operative dhe rëndësinë e koordinimit ndërmjet departamenteve përmes të dhënave në kohë reale.
DHTIT mbetet e përkushtuar në krijimin e sinergjive mes akademisë dhe bizneseve, duke nxitur inovacionin dhe zhvillimin profesional në tregun modern.