ADDUPT/ Promovimi i objektivave të projektit

ADDUPT/ Promovimi i objektivave të projektit

Në kuadër të promovimit të projektit “Addressing skills mismatching in the green sector through Digital Upskilling of VET”, pjesë e programit Erasmus+ (Ngritja e kapaciteteve në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional), Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në çdo aktivitet që ka zhvilluar dhe në ato që ka qenë pjesëmarrëse, ka synuar të përcjellë një qasje sa më të gjerë, për të informuar grupe të ndryshme interesi mbi rëndësinë që ky projekt ka në Shqipëri.

Departamenti i projekteve pranë DHTIT-së, si zbatuese e shumë projekteve të tjera të programeve që financohen nga Bashkimi Europian, ka promovuar rëndësinë e këtij projekti duke prezantuar objektivat e tij gjatë aktiviteteve të zhvilluara.

Në zbatim të objektivave të programit Interreg IPA CBC Itali-Albania-Montenegro, gjatë seminareve të dedikuara të projekteve si INERRAnT Plus, Innotourclust Plus dhe Bre Plus, DHTIT ka promovuar në një sesion të veçantë risitë që ky projekt ka në Shqipëri, si dhe ka ftuar grupet e interesit që të jenë pjesë, me qëllim për të arritur një qasje sa më efikase të zbatimit të tij.

Edhe në vizitën studimore të zhvilluar në Lund, Suedi, në qershor 2023, në kuadër të projektit “1FUTURE”, si pjesë e programit Erasmus Plus, DHTIT, e përfaqësuar nga znj. Aris Tasho promovoi angazhimin e institucionit që përfaqëson në zbatim të objektivave të projektit “ADDUPT”.

Share this post