Z.Jaka takim me delegacion nga Filipinet: Në fokus bashkëpunimi për punësimin e ligjshëm të punëtorëve filipinas në Shqipëri

Z.Jaka takim me delegacion nga Filipinet: Në fokus bashkëpunimi për punësimin e ligjshëm të punëtorëve filipinas në Shqipëri

Në ambientet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, u prit një delegacion zyrtar nga Filipinet, me në fokus bashkëpunimin për punësimin e ligjshëm të punëtorëve filipinas në Shqipëri.

Kryetari i DHTIT-së, z. Nikolin Jaka, ishte i shoqëruar në këtë takim nga zëvendëskryetari, z. Loritan Prespa; Sekretarja e Përgjithshme, znj. Albana Laknori; këshilltari i kryetarit dhe njëherazi Drejtor Ekzekutiv, z. Bashkim Syka; Drejtoresha e Marrëdhënieve me Jashtë, znj. Aris Tasho dhe Drejtoresha e Eventeve pranë DHTIT-së, znj. Ornela Gaçe.

Nga ana tjetër delegacioni nga Filipinet përbëhej nga Zëvendëssekretarja Patricia Yvonne Caunan, Zëvendësministre për Politikat dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Departamenti për Punëtorët Migrantë; Nathaniel G. Imperial, Ambasador i Filipineve në Romë, Itali; Rosemarie G. Duquez, Drejtoreshë, Drejtoria për Punësim Paraprak dhe Vendosje nga Qeveria; Geraldine C. Mendez, Drejtoreshë, Drejtoria  për Mbrojtjen e Punëtorëve Migrantë; Mylette V. Andres, Drejtoreshë në detyrë, Drejtoria për Licencime dhe Rregullore; Rosemarie Luntao, Përgjegjëse e Zyrës së Punëtorëve Migrantë dhe LV Ignacio de Guzman, Nënpunës Konsullor në Ambasadën e Filipineve në Romë, Itali.

Z. Nathaniel G. Imperial, Ambasador i Filipineve në Romë dhe znj. Patricia Yvonne Caunan, Zëvendësministre për Politikat dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar
Z. Nathaniel G. Imperial, Ambasador i Filipineve në Romë dhe znj. Patricia Yvonne Caunan, Zëvendësministre për Politikat dhe Bashkëpunimin Ndërkombëtar

Takimi u zhvillua me kërkesë të delegacionit filipinas, me qëllim krijimin e një bashkëpunimi me Dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në funksion të lehtësimit të procesit të punësimit të qytetarëve filipinas në Shqipëri. Zëvendësministrja znj. Caunan theksoi se synimi i tyre është të sigurohet që punëtorët filipinas të kenë kushte të denja pune dhe trajtim të drejtë. Ajo kërkoi mbështetjen e Dhomës për të organizuar një sesion informues me bizneset shqiptare, ku do të shpjegohen procedurat ligjore dhe mënyra e duhur për rekrutimin e punonjësve nga Filipinet, duke shmangur çdo formë të abuzimit apo informalitetit.

Në fjalën e tij, z. Jaka vlerësoi punën e qeverisë filipinase dhe Ambasadorit z. Nathaniel G. Imperial në mbrojtje të interesave të qytetarëve të vendit të tyre dhe shprehu gatishmërinë e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, për të çuar përpara këtë nismë.

Takimi me delegacionin nga Filipinet në ambientet e DHTIT-së
Takimi me delegacionin nga Filipinet në ambientet e DHTIT-së

Në këtë kuadër, Drejtoresha e Eventeve pranë DHTIT-së, znj. Gaçe, propozoi organizimin e një takimi B2B mes agjencive të licencuara të punësimit në Filipine dhe bizneseve shqiptare të interesuara për punësimin e punëtorëve të huaj. Ky propozim u mirëprit nga pala filipinase, si një mundësi konkrete të lidhur agjencitë e rekrutimit filipinase me bizneset shqiptare që kërkojnë punëtorë.

Kryetari i DHTIT-së, z.Nikolin Jaka; Zëvendësministrja znj. Patricia Yvonne Caunan; z. Nathaniel G. Imperial, Ambasador dhe z.Loritan Prespa, zv.kryetar i DHTIT-së
Kryetari i DHTIT-së, z.Nikolin Jaka; Zëvendësministrja znj. Patricia Yvonne Caunan; z. Nathaniel G. Imperial, Ambasador dhe z.Loritan Prespa, zv.kryetar i DHTIT-së

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.