Zhvillohet takimi i përmuajshëm i projektit ADDUPT

Zhvillohet takimi i përmuajshëm i projektit ADDUPT

Në kuadër të zbatimit të projektit ndërkombëtar ADDUPT, u zhvillua së fundmi takimi i përmuajshëm mes partnerëve të përfshirë nga disa vende europiane.

Takimi kishte në fokus shkëmbimin e informacionit mbi ecurinë e aktiviteteve të deritanishme dhe planifikimin e fazave të ardhshme të projektit.

Një nga pikat kryesore të diskutimit ishte raportimi mbi aktivitetet diseminuese të realizuara nga secili partner në vendin e vet.

Partnerët prezantuan mënyrat dhe format e përdorura për të përhapur informacionin dhe rezultatet e projektit në nivele lokale dhe kombëtare, me synim rritjen e ndërgjegjësimit dhe përfshirjen e aktorëve relevantë në fushën e Arsimit dhe Formimit Profesional (AFP) dhe sektorit të gjelbër.

Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu detaje të rëndësishme organizative në lidhje me takimin final të projektit, i cili është planifikuar të zhvillohet në Malaga, në vitin 2025.

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.