Zhvillohet ceremonia e prezantimit të programit “INTERREG IPA Adriatiku Jugor”, DHTIT fituese në 2 projekte të rëndësishme

Zhvillohet ceremonia e prezantimit të programit “INTERREG IPA Adriatiku Jugor”, DHTIT fituese në 2 projekte të rëndësishme

Në Tiranë u zhvillua ceremonia zyrtare e prezantimit të 43 projekteve të reja të miratuara në kuadër të programit ndërkufitar INTERREG IPA Adriatiku Jugor, një nismë e rëndësishme që synon të përballojë sfida të përbashkëta në rajon përmes bashkëpunimit mes Shqipërisë, Italisë (rajonet Puglia dhe Molise) dhe Malit të Zi.

Në ceremoni morën pjesë autoritetet menaxhuese të programit, përfaqësues të Komisionit Europian, si dhe partnerët fitues të projekteve.

Nën drejtimin e znj. Aris Tasho, Drejtoreshë e Departamentit të Projekteve, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë është shpallur përfituese në dy projekte: Projekti BRESTAT, ku DHTIT është renditur e treta nga 198 aplikime, me një vlerësim prej 97.0 pikësh dhe Projekti HISTEK TEST, ku Dhoma ka arritur një rezultat prej 97.4 pikë, duke u renditur në vendin e dytë në nivel të përgjithshëm.

Programi mbulon katër fusha strategjike: inovacioni dhe konkurrueshmëria, qëndrueshmëria mjedisore, lidhshmëria dhe përfshirja sociale, me një fond total prej 41 milionë eurosh. 54 përfitues shqiptarë, përfshirë universitete, autoritete vendore, qendra inovacioni, OJF dhe sipërmarrje të reja, do të përfitojnë nga këto fonde.  Programi parashikohet të ketë ndikim në 7.8 milionë banorë.

Të dhënat mbi projektin “Interreg IPA South Adriatic"
Të dhënat mbi projektin “Interreg IPA South Adriatic”

Programi vjen nën moton inspiruar nga deti (#InspiredByTheSea), inspiruar nga bashkëpunimi,  (#InspiredByCooperation) Adriatiku i Jugut (#SouthAdriatic), duke theksuar lidhjen natyrore dhe bashkëpunuese mes vendeve të rajonit.

Këto rezultate përforcojnë rolin proaktiv të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë në promovimin e inovacionit, teknologjisë dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, si dhe pozicionojnë Shqipërinë si një aktor të rëndësishëm në bashkëpunimin Adriatik.

Foto nga ceremonia e shpërndarjes së certifikatave, për partnerët fitues të projekteve
Foto nga ceremonia e shpërndarjes së certifikatave, për partnerët fitues të projekteve

Share this post