Vizita e delgacionit Turk në DhTIT
Një delegacion biznesi Turk u prit sot nga kryetari z.Jaka, në ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.
Është e udhës tashmë që delegacionet e huaja të biznesit të zhvillojnë një vizitë në DhTIT, si dhoma më e madhe dhe operative në vend.
Në qëndër të diskutimit ishte organizimi i nje forumi te përbashkët për Ballkanin.
U vendos që të ngrihen dy grupe pune nga institucionet përkatëse në mënyrë që të organizojmë një agjendë të përbashkët.
Gjithashtu u planifikuan disa takime në Izmir dhe Stamboll në 3 mujorin e dytë të vitit.
Ky vit, 2023, shënon 100 vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë.