ValueFacturing SMEs/ Perspektiva të ardhshme për sektorin e prodhimit

ValueFacturing SMEs/ Perspektiva të ardhshme për sektorin e prodhimit

Hapen regjistrimet për workshopin e Parë të projektit ValueFacturing SMEs që do të mbahet në Bergamo më 25 qershor nga ora 09:30 deri në orën 16:00.

Pjesë e këtij workshopi do të jetë edhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, si partner zbatues i projektit. Në këtë aktivitet do të ofrohet mundësia për të mësuar mbi ekspertizën e partnerëve dhe palëve të interesuara, duke vënë theksin te progresi i kërkimit gjatë fazave paraprake të projektit, do të eksplorohen më tej zinxhirët globalë të vlerës (GVC) në sektorin #prodhues, faktorët që ndikojnë pjesëmarrjen e SME-ve italiane në GVC dhe rolin e dialogut social dhe negociatave kolektive.

Objektivi kryesor i projektit është të zhvillojë procedura dhe udhëzime të standardizuara për dialogun social, për të mbështetur tregjet cilësore të punës dhe konkurrencën e SME-ve prodhuese dhe pozicionimin e tyre në GVC.

Regjistrohu sot! ⬇️

https://www.digitalsme.eu/events/italian-smes-in-global-value-chains-overviw-and-future-prospects-for-the-manufacturing-sector/

🗓 25 qershor 2024, ora 09:30 – 16:00

📍Viale Papa Giovanni XXIII, 106, Bergamo & Online

Share this post


Privacy Overview

This website uses cookies so that we can provide you with the best user experience possible. Cookie information is stored in your browser and performs functions such as recognising you when you return to our website and helping our team to understand which sections of the website you find most interesting and useful.